Simptomat e dhimbjës në qafë mund të ndryshojnë nga personi në person. Dhimbja mund të jetë vetëm një problem i vogël ose ajo mund të jetë aq torturuese që një person shmang çdo lëvizje të tepruar.
Shpesh dhimbja e qafës është e vendosur në një vend dhe kalon në vete brenda disa ditëve ose javë. Por në disa raste dhimbja bëhet e vazhdueshme ose rrezaton në pjesë të tjera të trupit të tilla si supe dhe në duar. Simptomat e Zakonshme të Dhimbjës në Qafë Simptoma e përbashkëta të lidhura me dhimbje të qafës zakonisht përfshin një ose më shumë nga sa vijon: • Qafë e ngrirë. Dhimbje dhe vështirësi në lëvizjën e qafës sidomos duke u përpjekur për ta kthyer kokën nga njëra anë në tjetrën. • Dhimbje e fortë. Kjo simptomë mund të jetë dhimbje e lokalizuar në një vend dhe mund të ndihet si shpuese apo thumbuese. Shpesh kjo lloj dhimbje ndodh në nivele të ulëta të qafës. • Dhimbje përgjithësuese. Dhimbja është më së shumti në një vend ose zonë në qafë dhe kjo është përshkruar si dhimbje e butë, por jo e mprehtë. • Dhimbje rrezatuese. Dhimbja mund të rrezatojë përgjatë një nervi nga qafa në supet dhe në duar. Intensiteti mund të ndryshojë dhe kjo dhimbje nervore mund të ndihen si përcëlluese apo rrezatuese. • Ndjesi shpimi, mpirje ose dobësi. Këto ndjesi mund të shkojnë përtej qafës dhe të rrezatojnë në shpatulla, krah ose gishta. Në mënyrë tipike dhimbja që rrezaton poshtë krahut është ndjerë vetëm në një krah jo të dyjat. • Probleme me kapjën ose ngritjën e objekteve. Kjo mund të ndodhë në qoftë se ndjesi shpimi, mpirje ose dobësi në gishtat është e pranishme. • Dhimbje koke. Ndonjëherë një irritim dhe acarim në qafë mund të ndikojë edhe në muskujt dhe nervat të lidhura në kokë. Kjo mund të jetë një dhimbje koke tensioni të tilla si nga shtrëngimi i muskujve të qafës; ose nevralgji e zverkut ku një nervë i prekur në qafë shkakton dhimbje që fillon të rrezatojë deri në anët e kokës. Nëse simptomat e dhimbjës në qafë rriten ajo mund të bëhet e vështirë për të fjetur. Ky lloj i dhimbjës mund të ndërhyjë në aktivitetet e tjera të përditshme të tilla si për tu veshur ose duke shkuar në punë apo ndonjë aktivitet që përfshin rrotullimin e kokës të tilla si vozitja e makinës. Rritja e dhimbjës në qafë të lidhura me dobësi, mpirje dhe ndjesi shpimi është një shqetësim dhe mjeku duhet të kontaktohet menjëherë për vlerësim të mëtejshëm. Fillimi i Simptomeve të Dhimbjës në Qafë Dhimbja e qafës zakonisht zhvillohet në një nga mënyrat e mëposhtme: • Ngadalë me kalimin e kohës. Dhimbja e qafës mund të fillojë si e butë ose të ndodhë vetëm në fund të një dite pune. Por pastaj ajo mund të përsëritet dhe të bëhet më keq me kalimin e kohës. • Menjëherë pas një lëndimi. Për shembull dhimbja e qafës mund të fillojë menjëherë pas një aksidenti me biçikletë ose duke fjetur në pozita jo të mira. • Reagim i vonuar pas një lëndimi. Simptomat e ndrydhjës në qafë të tilla si pas një aksidenti me makinë mund të fillojnë orë ose disa ditë pasi të ndodh lëndimi. Disa lëndime të qafës mund të bëhen më keq me kalimin e kohës. • Papritmas pa ndonjë shenjë të mëparshme. Ndonjëherë dhimbja e qafës mund të fillojë në mes të një dite normale për asnjë arsye të dukshme. Simptomat e dhimbjës në qafë mund të jenë të vazhdueshme, të kalojnë shpejt, vijnë dhe shkojnë rregullisht ose kthehen papritmas. Aktivitete të caktuara apo lëvizjet të tilla si teshtitja ose kollitja mund të bëjnë dhimbjën më keq. Simptomat e Dhimbjës në Qafë Sipas Lokacionit Simptomat që lidhen me dhimbje qafe mund të ndryshojnë në varësi të faktit nëse një nervë është duke u ngjeshur dhe në çfarë niveli të shpinës cervikale që ajo ndodh. Për shembull në qoftë se një herni diskale është duke ngjeshur një rrënjë nervore në nivel C5-C6 të shpinës cervikale (e cila do të jetë rrënja C6 nervore), atëherë simptomat mund të jenë të ndryshme nga një herni diskale në një tjetër nivel të shpinës cervikale, sepse këto nerva shtrihen në pjesë të tjera të trupit. Këtu janë disa simptoma që mund të ndodhin në varësi të cilën rrënja nervore është duke u ngjeshur në shpinën cervikale: • C1 dhe C2. Këto dy rrënjët nervore në krye të shpinës cervikale kontrollojnë kokën. Një acarim të këtyre nervave mund të shkaktojnë dhimbje koke. • C3 dhe C4. Këto rrënjë nervore ndihmojnë në rregullimin e diafragmës e cila është e dobishme për të marrë frymë. Një acarim të këtyre nervave mund të dëmtojnë frymëmarrjën. Rrënja nervore C4 mund të rrezatojë dhimbje në pjesën e ulët të qafës dhe shpatullat. • C5. Nëse kjo rrënjë nervore është e irrituar dhimbja e supeve dhe dobësi mund të shkaktohen në krye të krahut. • C6. Nëse kjo rrënjë nervore është e irrituar dobësia mund të ndodh në muskujt dhe kyç të dorës. Përveç kësaj, dhimbje, ndjesi shpimi, mpirje mund të rrezatojë nëpërmjet krahut deri te gishtat. • C7. Shtrëngimi i kësaj rrënje nervore mund të shkaktojnë dobësi në pjesën e pasme të krahut ose dhimbja mund të rrezatojë poshtë pjesës së prapme të krahut dhe në gishtin e vogël. Kur Simptomat e Qafës kanë Nevojë për Kujdes të Menjëhershëm Mjekësor Derisa dhimbja e qafës zakonisht kalon vete nganjëherë një shkak serioz themelor është në pyetje të tilla si një lëndim i palcës kurrizore, kancerit, meningjiti ose ndonjë numër të infeksioneve. Ju duhet menjëherë të kërkoni kujdes mjekësor nëse ju përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme: • Dhimbje rrezatuese e këmbëve dhe duarve • Mpirje, ndjesi shpimi ose dobësim i krahëve apo këmbëve • Problemet me bilancin apo koordinimin • Humbja e kontrollit të zorrëve ose fshikëzës • Humbje peshe e paparamenduar • Ethe ose dridhje Kur dhimbja e rëndë e qafës shkaktohet nga trauma të mëdha të tilla si një aksident me makinë ose duke rënë nga një shkallë ajo duhet të trajtohet si një emergjencë mjekësore. Gjithashtu kërkoni kujdes mjekësor nëse dhimbja e qafës vazhdon të ndërhyjë në aktivitetet e përditshme. Nëse përballeni me dhimbje të qafës na kontaktoni për të parë se si akupunktura mund të ju ndihmojë në adresimin e simptomave tuaja unike dhe poashtu adresimin e rrënjës që ka shkaktuar dhimbjën në qafë. Na kontaktoni : ( 044 ) - 849 - 775 | ( 049 ) - 849 - 775 ORDINANCA SHËNDETI Lupçi i Poshtëm, Besianë 10000 Kosovë SHËNDETI JUAJ ËSHTË MISIONI YNË |
Kategorite
All
|