HIPERTENSIONI
Hipertensioni apo tensioni i lartë i gjakut ndikon më shumë se një në tre veta,por shumica e njerëzve nuk mund ta dinë se ata e kanë hipertensionin.Pasi hipertensioni mund të çojë në sulme të zemrës dhe probleme tjera shëndetësore është e rëndësishme për të edukoheni për gjërat dhe të merrni aksion për ta ulur rrezikun.
Akupunktura dhe Mjekësija Tradicionale Kineze ofron një mënyrë të sigurtë,natyrale dhe efektive për të mbajtur tensionin e gjakut në kontrollë.
Çka është hipertensioni?
Presioni i gjakut është forca e shtypjes së gjakut në muret e arterjeve të gjakut.Testimi i presionit të gjakut është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë.Në një të rritur (mbi moshën 18 vjeç), tension i lartë gjakut është tensioni sistolik i gjakut ("numri i sipërm") i barabartë ose më i madh se 140 mm Hg (milimetra mërkuri) dhe tensioni diastolik i gjakut ("numri i poshtëm") i barabartë ose më i madh se 90 mm Hg.Tensioni sistolik i gjakut është matja e forcës që ushtrohet në muret e arterieve kur tkurret ose rreh zemra. Tensioni diastolik i gjakut është forca që ushtrohet në muret e arterieve kur zemra është e shtendosur ose midis rrahjeve të saj. Tensioni i gjakut matet me milimetra mërkuri (mm Hg).
Shpesh quhet edhe ''Vrasës i heshtur''hipertensioni mund të çojë në komplikacione shëndetësore të tilla si infarktet në zemër, infarkti kardiak i kongjestionuar, dëmtimi i veshkave, pika në tru,humbja e shikimit ose dëmtimi i trurit.
_____________________________________________________________________________________________________________________________________
Fakte
Teknikat e kujdesit të vetes për uljen e presionit të gjakut:
• Ushtroni çdo ditë
• Praktikoni frymëmarrje të thella gjatë ditës
• Meditoni dhe relaksohuni për të reduktuar stresin
• Ulni përdorimin e krypës dhe yndyrave në dietën tuaj
• Hani më shumë fruta të freskëta dhe perime
• Shmangni pirjen e duhanit,alkoolit dhe kafes.

Çka e shkakton hipertensionin?
Hipertensioni kryesor(parësor) nuk ka ndonjë shkak të njohur.Ky lloj hipertensioni gjendet në pothuajse 95% të të gjithë pacientëve me hipertension. Megjithëse shkaku nuk është i qartë, faktorë gjenetikë dhe të mjedisit, të tillë si dieta dhe stërvitja luajnë një rol të rëndësishëm.
Hipertensioni dytësor është tensioni i lartë i gjakut i cili shkaktohet nga një çrregullim bazë. Disa shembuj janë si më poshtë vijon:ngushtimi i arterieve të caktuara,çrregullime të gjendrës mbiveshkore,çrregullime të veshkave,përdorimi i mjekimeve, ilaçeve apo kimikateve të tjera,shtatëzania,përdorimi i kontraceptivëve nga goja,antihistaminës,steroidëve,ilaçeve kundër depresionit ose ilaçeve anti pezmatuese josteroidale,çrregullime dhe sindroma të tjera të ngjashme.
Ka disa faktorë që ndikojnë në tensionin e gjakut si për shembull, volumi i ujit në trup, përmbajtja e kripës në trup,hormonet, niveli i aktivitetit, temperatura, gjendja emocionale si dhe gjendja e veshkave, sistemit nervor dhe enëve të gjakut. Në qoftë se tensioni i gjakut është i lartë dhe nuk vihet nën kontroll, zemra dhe arteriet nuk funksionojnë ashtu siç duhet.
Faktorët e rrezikshmërisë për hipertension:
• Mbipesha
• Përdorimi i madh i kripës ose sodiumit në dietë
• Jeta joaktive
• Pirja e duhanit
• Mjedisi me nivel të lartë stresi
• Dieta joushqyese
• Histori familjare e tensionit të lartë të gjakut
Si mund të ndihmojë Akupunktura?
Për fat të mirë ka shumë mënyra për të ulur tensionin e gjakut.Trajtimet tipike perendimore përfshijnë kontrollimin e faktorve të rrezikut dhe duke marrë medikamente nëse është e nevojshme.Me përfshirjen e Akupunkturës dhe MTK në planin tuaj të trajtimit ju mund të trajtoni hipertensionin dhe të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien tuaj.
Akupunktura dhe praktikuesit e Mjekësisë Tradcionale Kineze marrin qasje të gjithë trupit në trajtimin e hipertensionit dhe poashtu marrin parasysh gjendjen e jobalancuar të gjithë trupit që mund të përfshijë funksionin e mëlçisë,veshkave,sistemin e tretjes dhe të zemrës.
Trajtimi bazohet në konceptin e energjisë jetësore që rrjedh nëpë rrugë të quajtur meridiane e cila siguron ushqim për të gjitha organet e trupit dhe e mbronë atë nga sëmundjet.Kur rrjedhja e kësaj energjije zvogëlohet apo bllokohet sëmundja mund të shfaqet në trupin e njeriut.
Qëllimi i trajtimit është për të gjetur dhe për të trajtuar joblancimet themelore që kanë ndikuar në rrjedhjen e energjisë dhe kanë çuar në rritje të presionit të gjakut dhe simptomave tjera.Duke trajtuar shkaqet rrënjësore të tensionit të lartë të gjakut,akupunktura mund të ndihmojë trupin tuaj për të rikthyer balancën e saj në mënyrë natyrale.Duke bërë këtë ju do të forconi shëndetin tuaj dhe zvogëloni rrezikun e problemeve të ardhshme shëndetësore.
Akupunktura dhe Mjekësija Tradicionale Kineze kanë provuar të jenë shumë efektive kundër një numri të madh të problemeve shëndetësore.Studimet kanë treguar se një formë e veçantë e akupunkturës e quajtur elektro-akupunkturë e cila përdor stimulimin elektrik mund të jetë shumë efektive në uljen e presionit të gjakut.Duke punuar ngushtë me akupunkturistin tuaj ju do jeni në rrugën tuaj drejt suksesit në trajtimin e hipertensionit dhe përmirësimin e shëndetit tuaj për sot dhe ditët që vijnë.Përveç ushqimit të shëndetshëm dhe stërvitjeve të rregullta , caktimi i vazhdueshëm i terapive të akupunkturës është e nevojshme për të pasur rezultate për kohë më të gjatë.