"Një rrugë e një mijë milje fillon me një hap të vetëm."
- Lao Tzu
Vizita e parë në përgjithësi zgjatë nga 45 deri 60 minuta. Terapisti juaj do të marrë një histori të detajuar të shëndetit dhe kryej një ekzaminim fizik dhe të ju jap planin tuaj unik të trajtimit. Gjatë diagnosifikimit tuaj të parë terapisti juaj do të marrë kohën për të dikur më shumë rreth problemeve tuaja shëndetësore. Një numër i gjërë i pyetjeve në lidhje me simptomat tuaja, mënyra e ushqimit, stërvitja, zakonet e gjumit, fazat emocionale dhe çdo gjë që mund të ofrojnë njohuri për shëndetin tuaj.
PLANI JUAJ I TRAJTIMIT
Pasi terapisti juaj ka mbledhur informata të mjaftueshme do ju jap një raport të plotë dhe një plan të trajtimit që do të tregojë:
• Jobalancimet tuaja
• Kohën e trajtimit
• Çfarë lloje të trajtimit ju do të merrni
• Këshilla shëndetësore
RRITJA MAKSIMALE E TRAJTIMIT
Për rezultate më të mira të trajtimit mbani mend disa gjëra:
• Ju lutemi gjithmonë arrini në kohë
• Mos hani shumë ushqim para vizitës tuaj
• Veshni rroba të lirshme dhe të rehatshme
• Të jeni të sigurt për të diskutuar ndonjë pyetje apo shqetësime qe mund te keni
• Ndiqni planin tuaj të trajtimit mes seancave
• Mbani të gjitha seancat tuaja
• Shmangni situatat stresuese.
• Merrni kohë për t'u çlodhur dhe për tu relaksuar.
• Midis vizitave merrni shënime për çdo ndryshim që mund të ketë ndodhur të tilla si lehtësimin e dhimbjes apo dhimbja ka lëvizur në zona tjera ose ndryshimet në frekuencën dhe llojin e problemeve.
SI PUNON TRAJTIMI
Për të trajtuar të gjitha jobalancimet pikat e caktuar stimulohen përgjatë meridianeve. Terapisti juaj do të përqëndrohet në pikat që lidhen me organe të veçanta bazuar në problemet tuaja unike dhe simptomat.
Terapisti juaj mund të përfshijë terapi tjera në planin tuaj të trajtimit si: terapija me gota, moksa terapi, refleksologji dhe hipnoterapi. Terapisti juaj mund të rekomandojë barna bimore natyrale,ushtrime të ndryshme dhe ndryshime në mënyrën e jetesës.
Poashtu është e rëndësishme që të ndjekni të gjitha këshillat nga terapisti juaj në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga këto trajtime.
ROLI JUAJ NË PROCESIN E TRAJTIMIT
Veprimet tuaja janë një komponent kyç i planit tuaj të trajtimit. Fokusimi në shëndetin tuaj duke ju përkushtuar një mënyrë jetese të shëndetshme janë hapat më të mirë që ju mund të merrni për mirëqenien tuaj. Së bashku ju dhe terapisti juaj mund të trajtoni jobalancimet tuaja dhe të ju ndihmojë për të arritur harmoninë dhe ekuilibrin.
Edhe pasi simptomat tuaja zgjidhen fizioterapi, kinezoterapia dhe hipnoterapia mund t'ju ndihmojë në ruajtjen e shëndetit tuaj dhe mundësisht parandalojë jobalancimet në të ardhmen. Sa më shumë që ju përfshini fizioterapi dhe kinezoterapi në jetën tuaj aq më shumë ju do të mësoni për të ushqyer trupin, shpirtin dhe mendjen tuaj.
Kinezoterapi gjithashtu përdoret shpesh si një masë preventative. Shumë njerëz caktojnë seanca me terapistin e tyre vetëm 2-4 herë në vit për një "mirëmbajtje" ose "balancim" trajtimi. Kjo mund të parandalojë sëmundjet dhe për të promovuar shëndetin, energjinë dhe vitalitetin.
FIZIOTERAPI DHE KINEZOTERAPIA NUK MUND TË JU TRAJTOJË NË MËNYRË INSTANTE
Trajtimi i vërtetë kërkon kohë dhe përkushtim. Në varësi të shëndetit tuaj të tanishëm dhe simptomave ju mund të ndjeheni më mirë menjëherë apo ju mund të keni nevojë për trajtime për disa javë apo muaj për të arritur rezultatet që ju dëshironi. Terapisti juaj mund të ju jap një ide se çfarë të prisni. Me pak durim dhe një mendje të hapur ju do të jeni në rrugën tuaj për një shëndet më të mirë dhe vitalitet.
Fizioterapia dhe kinezoterapia ofrojnë një sistem të sigurt dhe efektiv të kujdesit shëndetësor. Kjo qasje e natyrshme mund të trajtojë simptomat dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Hipnoterapia përdoret në kombinim me fizioterapi dhe kinezoterapi për të rritur efikasitetin e trajtimit tuaj.
Duke marrë hapat e duhur dhe mbjelljen e farës së shëndetit ju do jeni në një rrugë të drejtë për një jetë më të shëndetshme!