Akupunktura është një metodë e mjekësisë kineze që ka trajtuar njerëzit për më shumë se pesë mijë vjet.
Akupunktura është një formë efektive e trajtimit mjekësor që ka evoluar në një sistem të plotë të kujdesit shëndetësor.Mjekët e akupunkturës dhe mjekësisë kineze e kanë përdorur këtë metodë të trajtimit për të ndihmuar miliona njerëz në mbarë botën për një shëndet më të mirë .
Akupunktura promovon shërimin natyral pa përdorim të barnave.
Ajo ndihmon në hjekjen e bllokadave dhe mundësonë rrjedhjen e energjisë në trup e cila ndihmon në reduktimin e dhimbjeve,ndihmon në qarkullimin e gjakut,forcon sistemin imunitar,redukton stresin,rregullon hormonet dhe poashtu rregullon sistemin nervor dhe në përgjithësi përmirësonë shëndetin dhe mirqenien e njeriut.Akupunktura është një formë e sigurtë dhe efektive që trajton një numër të madh të sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.
Çka është energjija CHI?
Baza e mjekësisë kineze është e ndërtuar mbi konceptin e energjisë CHI.Kjo energji përshkruhet edhe si energji e jetës dhe rrjedh në të gjithë trupin e njeriut.Kjo energji e mbron trupin nga dhimbjet dhe sëmundjet e ndryshme.Shëndeti i personit varet nga cilësija,sasija dhe balanca e kësaj energjije.
Si rrjedh kjo energji?
Kjo energji rrjedh nëpër rrugë të veçanta të quajtur Meridiane.Trupi i njeriut ka katërmbëdhjetë meridiane.Diagrami në të ma majtë tregon rrugët e meridianeve në trup.Çdo meridian është e lidhur me organe dhe gjëndra specifike.
Rrugët e meridianeve janë si lumenj që rrjedhin brenda trupit të njeriut.
Kur lumi rrjedh ai transporton ujë jetëdhënës që ofron ushqim të tokës,bimëve dhe njeriut.Në menyrë të ngjajshme kur meridianet rrjedhin ato sjellin energji jetëdhënëse që ofron ushqim për çdo qelizë,organ,gjëndër,indeve dhe muskujve në trup.

Si bllokohet kjo energji?
Një bllokadë e kësaj energjije është sikur një digë në lumë apo liqen ku uji ndalet vetëm në një pjesë dhe nuk rrjedh në anët tjera.Kur kjo energji rrjedh vetëm në një pjesë,rrjedhja në pjesët tjera të trupit është e kufizuar.Ky bllokim i rrjedhjes së energjisë është i dëmshëm për shëndetin e njeriut duke ndërprerë ushqimin jetik të trupit,organevet dhe gjëndrave.
Traumat fizike dhe emocionale,stresi,mungesa e ushtrimeve,ndryshimet sezonale,dietat e dobta ,aksidentet dhe aktiviteti i tepërt janë në mesin e shumë gjërave që mund të ndikojnë në cilësinë,sasinë dhe balancën e kesaj energjije.
Normalisht kur një bllokim ndodh trupi aktivizon mekanizmat shërues për të kthyer gjendjen normale në trup.Megjithatë kur ky bllokim ndodh për një kohë të gjatë ku trupi nuk mund ta kthej gjendjen normale atëherë dhimbja dhe sëmundja shfaqet në trupin e njeriut.

Bllokimi i rrjedhjes të energjisë mund
të jetë i dëmshëm për shëndetin e një
personi dhe çon në shenja dhe simptoma
të ndryshme dhe probleme shëndetësore.
të jetë i dëmshëm për shëndetin e një
personi dhe çon në shenja dhe simptoma
të ndryshme dhe probleme shëndetësore.
Çka mund të bëjë Akupunkturisti?
Gjatë vizitës së parë historija e plotë shëndetësore merret në konsiderim.
Pyetjet në lidhje me shëndetin,simptomat dhe menyrën e jetesës janë pjesë e rëndesishme.Poashtu një diagnosifikim i pergjithshëm i trupit kryhet në bazë të medicinës orientale.
Mbledhja e ketij informacioni mundëson akupunkturistin për të diagnosifikuar në menyrë efektive dhe për të gjetur bllokimin e energjisë që ka shkaktuar problemin shëndetësor të personit.Akupunkturisti pastaj mund të krijojë një plan trajtimi për problemin tuaj.
Pasi jo balancimet janë zbuluar në trup,akupunkturisti vendos llojin e terapive të nevojshme për të stimuluar pikat e caktuara përmes meridianeve për të eliminuar bllokadën që ka shkaktuar problemin dhe rrjedhjen e energjisë.
Pasi kjo të bëhet energjija mund të qarkullojë lirshëm në të gjithë trupin duke sjell ushqim të mjaftueshëm për qelizat,organet,indet dhe muskujt.
Kjo mund të eliminojë dhimbjet dhe të rikthej balancën dhe harmoninë si dhe aftësinë e trupit për të shëruar veten dhe në këtë mënyrë kjo çon në mirëqenien dhe shëndetin optimal të njeriut.
Akupunktura dhe mjekësija kineze janë terapi
të sigurta dhe efektive pa përdorim të barnave
që mund të trajtojnë një numër të madh të
sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.
të sigurta dhe efektive pa përdorim të barnave
që mund të trajtojnë një numër të madh të
sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.