Astma është një gjendje afatgjate që prek më shumë se 20 milionë amerikanë.Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) vlerëson se 235.000.000 njerëz aktualisht vuajnë nga astma.Astma është sëmundje më e zakonshme në mesin e fëmijëve. Kujdesi për një gjendje kronike si astma ndonjëherë mund të jetë frustruese, por është e rëndësishme të mbani mend se ajo mund të kontrollohet.Akupunktura dhe Mjekësija Tradicionale Kineze janë aleatë të fuqishëm në menagjimin e astmës dhe kjo formë e trajtimit është në harmoni me format tjera të trajtimit. ______________________________________________________________________________________________ Faktet për Astmën Astma është një sëmundje inflamatore në të cilën rrugët e frymëmarrjes bëhen të bllokuar apo të ngushtuar duke shkaktuar simptoma sikur:kollitje,marrja e frymës me zorë,gulçim dhe ngushtësi në gjoks.Disa njerëz kanë periudha të gjata pa simptoma ndërsa shumë të tjerë mund gjithmonë të përjetojnë vështirësi në frymëmarrje.Sulmet e astmës ndodhin kur diqka shkakton inflamacion në sistemn e frymëmarrjes. Sulmet mund të jenë të rënda nganjëherë edhe kërcënuese për jetën. Sulmet e astmës shkaktohen përgjithësisht nga një ose më shumë shkaktar suke përfshirë: • Ftohja,gripi,bronkitisi apo infektimi i sinusve • Alergjenëve duke përfshirë pluhuri i marimangave,drurëve,polenit dhe mykut • Irrituesit që përfshijnë tymin e duhanit,aromat e forta dhe ndotja e ajrit • Ushqime të caktuara dhe aditivëve të ushqimit • Aspirina dhe barnat anti inflamatore • Ushtrimet e tepruara • Ndryshimet në kohë • Emocionet e forta sikur ankthi,stresi,pikëllimi dhe zemërimi ______________________________________________________________________________________________ Në përgjithësi forma në dipozicion e trajtimit të astmës është që të përpiqeni të parandaloni sulmet.Kjo bëhet zakonisht me përdorimin e rregulltë të medikamenteve anti inflamatore dhe pompa inhaluese.Pasi astma të shfaqet medikamentet sikur Kortikosteroidet mund të ju lirojnë nga sulmet. Shumica e këtyre medikamenteve mund të shkaktojnë efekte anësore sikur vjellje,dhimbje koke, dridhje të muskujve dhe pagjumësi. Megjithatë shumë njerëz kanë gjetur se trajtimet e Akupunkturës mund të ndihmojnë në uljen e sulmeve të astmës,përmirësim të funksionit të mushkërive si dhe uljen e sasisë së barnave të nevojshme. ______________________________________________________________________________________________ Një partneritet për një jetë të shëndetshme? Është e rëndësishme të mbani në mend se ju jeni pjesë kyqe për kontrollimin e astmës tuaj.Këtu janë disa mënyra që ju mund të merrni pjesë aktive në trajtimin tuaj: • Mbani një ditar për astmën tuaj në mënyrë që të gjeni shkaktarët e sulmeve • Siguroheni që të informoni plotësisht ofruesit e kujdesit shëndetësor.Kjo përfshinë biseda për ndonjë barnë apo produkte bimore që ju merrni dhe çdo ndryshim në simptomat tuaja • Ndiqni rekomandimet e akupunkturistit tuaj për kujdesin e vetvetes. Këto mund të përfshijnë ushtrime sikur:yoga,meditim,ndryshimeve në dietë dhe barna bimore natyrale. Duke bërë zgjedhje pozitive të mënyrës së jetesës dhe duke punuar ngushtë me akupunkturistin tuaj ju do merrni kontrollin e astmës dhe jetës tuaj. ______________________________________________________________________________________________ Astma sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze shkon përtej një diagnoze të thjeshtë të astmës. Më poashtë janë disa diagnosifikimet më të zakonshme që një akupunkturist mund të zbulojë dhe trajtojë: • Dobësi e mushkërive • Dobësi e veshkave • Dobësi e shpretkës • Çrregullim i mëlçisë • Nxehtësi e mëlçisë • Mangësi e energjisë WEI • Gëlbazë në mushkëri ______________________________________________________________________________________________ Astma sipas parimeve të Akupunkturës? Në Mjekësinë Tradicionale Kineze astma është e njohur si ''Xiao Chuan'' që do të thotë vështirësi në frymëmarrje. Ajo shkaktohet nga një numër faktorësh që përfshijnë jobalancim i energjisë WEI dhe një jobalancim të një apo më shumë sistemeve të organeve në përgjithësi mushkëritë,shpretkën dhe veshkët. Akupunkturisti do marrë qasje të gjithë trupit në mënyrë që të përcaktojë se cilat pjesë të trupit janë prekur dhe jashtë balancës dhe që kanë kontribuar në sulmet e astmës. Pasi Akupunktura dhe Mjekësija Tradicionale Kineze merr parasysh mirëqenien tuaj të përgjithshme,akupunkturisti juaj mund të adresojë problemet tjera që mund të kontribuojnë në astmën tuaj sikur:ushtrime,dieta dhe stresin. Akupunktura është një metodë e sigurtë,efektive dhe natyrale që mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm së bashku me simptomat e astmës. |
Kategorite
All
|