Nuk ka dyshim se tensioni dhe stresi mund të shfaqen në trup. Nëse kjo është një dhimbje koke apo muskujt të shtrënguar, faktorët psikologjik mund të ndikojnë mbi trupin tonë fizik. Një nga pjesët më të zakonshme në trup ku efektet e stresit mund të ndihen është qafa. Nga baza e kafkës deri në maje të supeve tuaja qafa juaj mund të bëhet një qendër e dhimbjes dhe tensionit pasi stresi dhe shqetësimet rriten. Si Stresi Shkakton Dhimbje Dhimbje qafe e shkaktuar nga stresi është përcaktuar si dhimbje që apo shkaktohet ose përkeqësohet nga faktorët psikologjik ose emocional. Për shembull, dhimbje fillestare e qafës mund të shkaktohet nga një dëmtim që tendos muskujt në qafë, por dhimbja vazhdon për ditë apo javë më pas pasi stresi i shkaktuar nga lëndimi apo faktorë të tjerë rritet, ndoshta edhe shumë kohë pasi indet e muskujve është trajtuar nga aksidenti fillestarë. Kjo nuk do të thotë se dhimbje qafe e shkaktuar nga stresi është "e gjitha në kokën tuaj" - dhimbje dhe simptomat janë shumë reale. Është vetëm se shkaqet nuk janë të natyrës fizike. Disa ekspertë mendojnë se dhimbja e qafës e shkaktuar nga stresi është shkaktuar nga një faktor fizik: pra, një nivel i ulët, por e vazhdueshme e aktivitetit në muskujt trapezoid që shtrihen nga pjesa e prapme e qafës jashtë në supet e sipërme. Megjithatë, studimet nuk kanë gjetur asnjë korrelacion midis dhimbjës së qafës dhe aktivitetit të muskujve. E vetmja lidhje pozitive ishte në mes dhimbjës së qafës dhe tensionit / stresit të perceptuar. 6 Këshilla për të Trajtuar Dhimbjet në Qafë të Shkaktuara nga Stresi Duke u fokusuar në mënyrat për të trajtuar si mendjen dhe trupin ju mund të ndihmoni në minimizimin e stresit. Provoni këto metoda për të menaxhuar dhimbjën e qafës e shkaktuar nga stresi: Ushtrimet e Qafës Nëse bëhen rregullisht ushtrimet për qafën mund të lirojnë ngurtësinë dhe tendosjen e muskujve dhe për të ruajtur ose zgjeruar levizjës e qafës. Hipnoterapia Hipnoterapia ju ndihmon të mësoni teknikat shumë efektive për tu relaksuar dhe për tu përballur me stresin në jetën tuaj. • Lirohuni nga stresi në mënyrë efektive dhe natyrale me Hipnoterapi. • Programi më efektiv në dispozicion • Mëso teknikat efektive dhe të dobishme për lehtësimin e stresit • Programoni veten derisa ju fleni • Dëgjojeni këtë cd për 30 netë para se ju të shkoni në shtrat • Çmimi i CD-së vetëm 30€ • Këtë CD mund ta gjeni te Ordinanca Shëndeti Meditimi Praktikimi i meditimit është një mënyrë e mirë për të qetësuar mendimet dhe shqetësimet tuaja. Kërko Ndihmë nga Familja dhe Miqtë Ju nuk keni nevojë për tu përballur me stresin vetëm; leni familjën dhe miqtë tuaj të ju ndihojnë. Jini të qartë në lidhje me mënyrat që ata mund të ju ndihmojë, pyesni nëse një mik të kryej diqka për ju apo kërkoni ndihmën e fëmijëve tuaj në punët shtesë rreth shtëpisë gjatë periudhave stresuese. Masazha Masazha nuk është vetëm relaksuese dhe lehtësuese e stresit në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë mund të lehtësojë ngushtësinë dhe tendosjën e muskujve të qafës dhe supeve. Ushtrimet në Palestër Ushtrimi është e mirë për trupin tuaj dhe mendjen tuaj. Ajo liron endorfinën një hormon që liron dhimbjën dhe gjeneron ndjenjën e mirëqenies. Prioritetet Ju nuk jeni një supernjeri- lirohuni nga gjërat e parëndësishme në qoftë se ato janë duke shkaktuar probleme mbi shëndetin tuaj. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme dhe mos u shqetësoni nëse gjërat më tej poshtë në listën e prioriteteve tuaja vonohen ose nuk kryhen për një kohë. Trajtimi i Dhimbjës në Qafë Nëse keni dhimbje në qafë ju keni disa lloje trajtimesh për gjendjen tuaj. Shumica e formave të dhimbjës në qafë i përgjigjen mirë metodave të trajtimit të tilla si kinezoterapi dhe terapi fizike. Metodat e trajtimit shpesh mund të kombinohen për të ndihmuar në rritjen e lehtësimit të dhimbjeve dhe rezultateve pozitive. Nëse nuk keni ndonjë lehtësim pas disa ditëve mund të na kontaktoni për një konsultim se si mund të ju ndihmojmë me problemin tuaj. Në Ordinancën Shëndeti ne ofrojmë një alternativë më të sigurt dhe më efektive të trajtimit në bazë të problemit tuaj unik. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar në rrugën tuaj drejt shëndetit optimal. Na kontaktoni : ORDINANCA SHËNDETI Rr. Shkupi Llamella A, Nr 5, Prishtinë, Kosovë Afër Spitalit Amerikan SHËNDETI JUAJ ËSHTË MISIONI YNË |
Kategorite
All
|